Ujërat në Partinë Socialiste janë trazuar prej disa kohësh tashmë dhe përjashtimi nga forumet e socialistëve të Elisa Spiropalit dhe të Plarent Ndrecës si avokat i Veliajt nxorën në sipërfaqe me deklarata të drejt për drejta qëndrimet dhe besnikërinë ndaj linjës së Edi Ramës në parti. Elisa Spiropali vendosi të flasë drejt për drejtë pas asaj mbledhje ku mesazhi u dha me dyer të mbyllura, por tensioni mbeti aty. Një deklaratë e drejt për drejtë e Erion Veliajt një ditë më pas i dha një tjetër dimension edhe më të fortë tensioneve brenda PS. Vetëm një ditë më pas, në Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës, Rama e bëri të qartë se nuk kishte ndërmend të tërhiqej përballë qëndrimeve të Veliajt.