Shpat Deda – Ninullë | A•Live•Night – 4K
31/05/2026 22:48

Shpat Deda prezantohet për publikun në zhanrin e ri të muzikës së tij neo soul, përmes albumit “Hajde n’ballon”. Një evoluim i tingullit, ku muzika dhe poezia ndërthuren në një përvojë katarsisi shpirtëror. Artisti rikthen këngët më të dashura për publikun, nga “Ëndërroj” te “Përgjithmonë”, që është shndërruar në himnin e të dashuruarve dhe “Ninulla” dedikuaj njeriun të shtrenjtë që shenjoi rrugëtimin e tij. Një program i pasur artistik, shoqëruar nga banda me pjesëmarrjen e veçantë të trumpetistit me famë ndërkombëtare Raynald Colom që konfirmoi lidhjen e fortë me dashamirësit e muzikës së tij.