Shpat Deda prezantohet për publikun në zhanrin e ri të muzikës së tij neo soul, përmes albumit “Hajde n’ballon”. Një evoluim i tingullit, ku muzika dhe poezia ndërthuren në një përvojë katarsisi shpirtëror. Artisti rikthen këngët më të dashura për publikun, nga “Ëndërroj” te “Përgjithmonë”, që është shndërruar në himnin e të dashuruarve dhe “Ninulla” dedikuaj njeriun të shtrenjtë që shenjoi rrugëtimin e tij.