Atentat i frikshëm në Fier, Selami Hasani, u vra në oborrin e shtëpisë së tij ku po punonte tokën. Pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, vrasësit i morën jetën 60-vjeccarit dhe plagosën nipin e tij, Jakup Hasanin. Policia ka gjetur një makinë tip Volvo në dalje të Fierit, në fshatin Ndërmenas, drejt Vlorës, pasi mendohet se vrasësit kanë djegur këtë intinierar. Uniformat blu kanë ngritur postoblloqe të shumta dhe kanë mbledhur kamerat e sigurisë, por deri më tani, nuk ka gjurmë të autorëve. Hasani, apo “Sel Çami” ishte një emër i rëndësishëm në Fier, pasi konsiderohet dhe si kundërshtari i Arben Isufit, i njohur me nofkën “Ben Qimja”. Policia menjëherë pas ngjarjes ka zhvilluar kontrolle në banesën e këtijtë fundit, pasi njihet hasmëria që kanë me njëri-tjetrin. Selami Hasani ishte i dënuar me burg, për arsye se kishte vrarë pikërisht nipin e Ben Qimes, Julian Isufajn, më 25 mars 2002. Në të njëjtën ngjarje u vra edhe kambisti Esat Tare, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, ky i fundit kalimtar i rastit. Vrasja ndodhi në sheshin e valutës.