Shkolla në Smollik të Bulqizës godinë me dërrasa, pa tualet,pa energji, në mes të pyllit – Fiks Fare
22/11/2024 20:45

Fshati Smollik, në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës, nuk ka një godinë të mirëfilltë arsimore. Ky fshat me 50 familje ka 6 nxënës, të cilët bëjnë mësim në një godinë prej dërrasash, me kushte skandaloze. Kjo ndërtese ndodhet në mes të pemëve, në një vend larg fshatit dhe fëmijët kur shkojnë në shkollë rrezikohen edhe nga kafshët e egra. Rruga që këta fëmijë bëjnë çdo ditë për të marr dije është edhe më e keqe se një shteg dhishë. Fiksi udhëtoi drejt këtij fshati të thellë. Banorët në këtë fshat merren me bujqësi dhe kanë mbetur vetëm 50 familje. Gjithsej në fshat janë edhe 6 fëmijë që ndjekin arsimin 9-vjeçar. Banorët ankohen për kushtet në të cilën ndodhet godina ku fëmijët marrin dije si dhe për rrugën që duhet të përshkrojnë për të shkuar në të ashtuquajturën shkollë, por që vetëm e tillë nuk mund të quhet. Ndërtesa e modifikuar si shkollë është jashtë çdo kushti, pa ujë, pa energji, pa tualet. Pjesët e mureve të rëna janë munduar të mbyllen me dërrasa. Rruga që të çon tek ndërtesa është rrugë pa rrugë, pasi është një shteg me vështirësi kalimi për të rriturit e jo më për fëmijët.E gjitha kalon përmes pyllit gjë që e bën të rrezikshme edhe nga kafshët e egra. Për ta përshkruar këtë distancë fëmijët duan çdo ditë 30 minuta ecje në këmbë.

Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30
Fiks Fare, 29 tetor 2026/ Tatimet kërkojnë fatura, drejtoresha e tatimeve s’i jep! – Episodi i plotë
29/10 21:01
Skandali/ Drejtoresha e Tatimeve kërkon fatura, hoteli i saj merr pagesa pa faturë
29/10 21:00
Deputetë në provim/ Saimir Korreshi i pari në test me 20 pyetje!
29/10 20:45
A mund t’i ndajmë hallet nga streset? Qytetarët e Krujës përgjigjen
29/10 20:30
Fiks Fare, 28 tetor 2026/ HEC-i ‘kuçedër’ përpin ujin e Mirditës – Episodi i plotë
28/10 21:01
HEC-i si kuçedër, than kanionet dhe largon banorët nga Mirdita!
28/10 21:00
4 milionë lekë borxh për ujin, në një shtëpi që s’e ka pasur kurrë!
28/10 20:45
Like, share dhe… gjobë? Rama paralajmëron, protestuesit i përgjigjen!
28/10 20:30
Fiks Fare, 27 tetor 2026/ Miliona euro për rrugën pa asfalt! Ku shkuan paratë? – Episodi i plotë
27/10 21:01
Dy tenderë, mbi 20 milionë euro për të njëjtin zë punimesh! Ku është asfalti?
27/10 21:00
Policia shpall në kërkim 2 persona për shfrytëzimin e vajzës me probleme të shëndetit mendor!
27/10 20:45
Shqipëria pa politikanë? Fiks Fare pyet qytetarët: Si do të ishte vendi pa ta?
27/10 20:30
Fiks Fare, 26 Tetor 2026/ Nëna lidh me zinxhir djalin me autizëm, kërkon ndihmë! – Episodi i plotë
26/10 21:01
Lidh me zinxhir djalin me çrregullime të rënda të spektrit autik! Nëna mes lotësh kërkon ndihmë
26/10 21:00
Pas denoncimeve të Fiks Fare, largohet drejtori i konvikteve! Policia zbarkon në konviktet e UBT-së
26/10 20:45
Rama do të ndalojë lëvizjen me trena! Të rinjtë ironizojnë: Obobo! Si do të shkojmë në shkollë?!
26/10 20:30