Shkodër/ Ademi: 1600 ha tokë e përmbytur, më shqetëson një rritje nga ora 8 deri tani
08/01/2021 11:09

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, gjatë dy ditëve të fundit, situata në Shkodër paraqitet kritike. Mësohet se gjatë natës ka patur rritje të nivelit të ujit në shkarkime, për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë. Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 cm, ndërkohë që rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm. Mbi situatën në fjalë ka reaguar kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. “Kemi rreth 1600 hektarë tokë të përmbytur. Kemi marrë masa urgjente për furnizim me ujë të pijshëm të të gjitha zonave të përmbytura. Do furnizojmë me ujë dhe do shohim më tej situatën. Ka një rritje që më shqetëson nga ora tetë deri tani. Bëhet fjalë për një rritje 20 centimetra, që do të thotë edhe rritje të tokave të përmbytura. Bëhet fjalë për toka të mbjella, qëdalin jashtë funksionit, domethënë humbet ajo çfarë është punuar. Bëhet fjalë për një dëm të konsiderueshëm, nuk kemi problem deri tani në liqenin e Shkodrës. Në këto moment, Bashkia e Shkodrës nuk ka problem me nevojën për evakuimin, nevojë vetëm për transport, shpresoj të mos kemi problem të rënda”, tha Ademi. Reshjet e shumta të shiut kanë përfshirë mbarë vendin duke sjellë përmbytje të akseve rrugore dhe banesave.

Top Channel/ Deputeti Haxhinasto në Parlament: Buxheti pa vizion, nuk bind shqiptarët të kthehen
18/11 22:58
Top Channel/ Deputeti Mazniku:Buxheti i 2027 i pari që prek tavanin e 10 miliardë euro
18/11 22:39
Top Channel/ “Janë pa drita deri në 6 orë” deputeti Dule: Në Finiq edhe pa shërbim mjekësor
18/11 22:22
Top News- Tensione në protestë, protestuesit përplasen sërish me policinë
18/11 21:41
Top Channel/ Deputetja Kushi: Arsimi mbështetet me 93.7 miliardë lek, kush përfiton prej tyre?
18/11 21:36
Top Channel/ Deputeti Xhafa flet ne Parlament: E vlerëoj pozitivisht projektbuxhetin 2027
18/11 21:05
Top Channel/ Strazimiri për buxhetin: Jo se ju do merrni më shumë para, por iu kanë më shumë
18/11 21:04
Top Channel/ Tragjedia e elektricistit, familja pa mbështetje pasi humbi jetën
18/11 19:56
Top Channel/ Dëmshpërblimi pas aksidenteve, dëmet deri në 250.000 lekë paguhen për 14 ditë
18/11 19:54
Top Channel/ Vjedhja e postës, dosja në spak.Prokuroria e Durrësit dyshon tek ish-drejtoresha Budini
18/11 19:47
Top Channel/ Protesta në shi, një grup qytetarësh u mblodhën në bulevard
18/11 19:43
Top Channel/ Polemikat mes PS dhe PD, Braçe kritika edhe socialistëve
18/11 19:36
Top Channel/ Deputeti Çuçi flet për bursën e studentëve, do marrin “25 mijë lek në muaj”
18/11 19:31
Top Channel/ Spiropali e qeshur në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS
18/11 19:22
Top Channel/ Kuvend/Tabaku: Për zgjedhje përshpejtohen tenderat, Demo: Rritje pagash për policinë
18/11 19:18
Top News- Vjedhja e pensioneve në Durrës/ Dosja i kalon SPAK-ut, pas skemës persona me imunitet
18/11 19:17
Top Channel/ Shëndetësia zgjidhet duke krijuar një sistem, Shehu: Nuk zgjidhet duke sjell një aparat
18/11 19:15
Top News – ‘Veliaj, dy javë pa operacion’/ Konfirmohet nevoja për ndërhyrje, Ndreca: Me shumë vonesë
18/11 18:37
Top News- Bie nga dritarja e taksisë në Mullet/ 24-vjeçarja përfundon në spital, ndalohet taksisti
18/11 18:36
Top News – Shkelje e barazisë në tendera/ Burg për ish-kryetarin dhe zyrtaren e Bashkisë Memaliaj
18/11 17:49