Shkarkohet nga detyra sekretari amerikan i Marinës
25/11/2019 17:47

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, shkarkoi nga detyra shefin e Marinës amerikane, Richard Spencer, për shkak të një rasti disiplinor. Shkak për largimin e Spencerit është bërë situata me pjesëtarin e Marinës, Edward Gallagher. Gallagher, i cili është dënuar për daljen në fotografi me një kufomë, ka shkaktuar tensione mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe krerëve ushtarakë. Ai duhet të përballet me një rishikim disiplinor, që mund ta privojë nga anëtarësimi në marinë. Ka raporte të ndryshme se përse i është kërkuar Spencerit që të largohet. Esper tha se e ka humbur besimin te sekretari i Marinës, sepse bisedat e tij private me Shtëpinë e Bardhë bien në kundërshtim me pozicionin e tij publik. Trump më herët ndërkohë ishte shprehur I pakënaqur me mënyrën sesi u zhvillua gjyqi i Gallagherit dhe la të kuptohet se kjo është arsyeja për shkarkimin e Spencerit. Gallagher është akuzuar për therjen e një të burgosuri 17 vjeç të grupit militant Shteti Islamik dhe për faktin se ka hapur zjarr ndaj civilëve gjatë shërbimit në Irak në vitin 2017. Këto akuza ndaj tij u rrëzuan, dhe ai u dënua vetëm për foton me kufomën e të burgosurit të Shtetit Islamik. Por javën e kaluar, Gallagher u njoftua nga drejtuesit e Marinës se do të përballet me një rishikim disiplinor, i cili mund të rezultojë me largimin e tij nga Marina.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37