arrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është ndërtuar përmes momenteve historike, nga rreziku i copëtimit të vendit deri te aleanca strategjike e sotme. Woodrow Wilson u bë një nga mbështetësit më të rëndësishëm të pavarësisë shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Franklin Roosevelt mbështeti rikthimin e pavarësisë së Shqipërisë, por me ardhjen e komunizmit, përpjekjet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dështuan. Në vitin 1946, nën presidencën e Harry Truman, misioni amerikan u tërhoq nga Tirana dhe Shqipëria hyri në një izolim që do të zgjaste dekada. Vetëm në vitin 1991, gjatë presidencës së George H. W. Bush, dy vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Bill Clinton mbështeti Shqipërinë gjatë luftës në Kosovë, ndërsa George W. Bush u bë presidenti i parë amerikan që vizitoi Tiranën, në vitin 2007, duke mbështetur anëtarësimin në NATO.