Shemben ndërtimet te “Unaza e Re”/ Aksioni në mëngjes nis me përleshje, 15 të shoqëruar
12/11/2019 19:35

Në orën 5 të mëngjesit unaza e re u rrethua nga qindra forca policore. Do niste kështu aksioni për shkatërrimin e ndërtimeve që pengojnë projektin e “Unazës së Re”. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte shënjuar për shembjen e 33 objekteve në zonën e astriti që i përkasin lotit të parë të projektit të unazës së madhe. Por aksioni nisi me përplasje mes banorëve që ishin ngujuar gjatë natës në një lokal dhe forcave të policisë. Nga bombat molotov, gurët shkopinjtë edhe gazi lotsjellës 12 persona u lënduam, shtatë banorë dhe pesë policë. Ky sulm, e detyroi policinë që të përdortë gaz lotsjellës ndaj banorëve të Astirit. Burime nga policia bënë me dije për Top Channel se lidhur me këtë përplasje, u shoqëruan rreth 15 persona. Por përplasja me banorët,nuk e pengoi Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit të vazhdojnë aksionin për shembjen e godinave. E gjithë zona e shtëpive të para që u prekën nga projekti i Unazës së Madhe, u sigurua me forca të shumta policie. Në këtë perimetër sigurie që niste nga Rrethrrotullimi i Sheshit Shqiponja dhe deri në urën e Lanës, nuk u lejua të hynte askush. As banorët e zonës, por as edhe qytetarët të cilët donin të përdornin rrugën për kalim. Megjithatë një pjesë tjetër u detyruan të zgjidhnin rrugë alternative. Në mbështetje të banorëve të zonës, u paraqitën edhe ish deputetë dhe mbështetës të partisë demokratike. Lidhur me këtë aksion të IKMT-së, policia rrugore njoftoi se kishte bllokuar të gjithë rrugën Teodor Keko, por kjo shkaktoi një trafik të rënduar në të gjithë pjesën tjetër të qytetit të Tiranës. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se do të vazhdojë aksionin për shembjen e 33 shtëpive që i përkasin lotit të parë, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52
Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçaj e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29