Policia amerikane është vënë në kërkim të një hajduti, i cili u largua bashkë me një kovë të mbushur plot me flori, vlera e të cilit arrin 1,6 milionë dollarë. Departamenti i policisë së New York ka publikuar një video të filmuar nga kamerat e sigurisë të një personi që merr nga një furgon i blinduar sasinë e arit dhe largohet me nxitim.