Shahini, mesazh për 1 Qershorin: Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë shëndetshëm, të sigurtë
01/06/2020 13:33

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet e saj sociale ka uruar fëmijët për festën e 1 Qershorit. “Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë të shëndetshëm, të sigurtë, pa dhunë, pa diskriminim, me mirëqenie sociale dhe të mirë-arsimuar. Ne, të rriturit dhe institucionet shtetërore, kemi detyrimin të sigurojmë këto të drejta për të vegjlit tanë”, shkruan ajo ndërsa përmend edhe disa prej politikave të ndërmarra nëpër shkollat tona në funksion të gjithëpërfshirjes: “Në shkollë, mësuesi ndihmës ndihmon nxënësit me AK të arrijnë potencialin e tyre maksimal akademik. Politika e librave falas ndihmon në përfshirjen e të gjithë fëmijëve në arsim. Rregulloret e ndryshuara të shkollave mbrojnë fëmijët nga diskriminimi dhe dhuna në shkollë”. Ndër të tjera, Ministrja Shahini thekson se “gjashtë muajt e fundit kanë qenë shumë të vështira, jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë ne. Tërmeti mori jetë njerëzish, shtëpi dhe shkolla, ndërsa pandemia që pasoi na detyroi të mbyllim shkollat plotësisht” dhe shprehet se “pëkundër vështirësive, fëmijët treguan qëndrueshmëri dhe fleksibilitet. Bashkëpunuan me prindërit dhe mësuesit, duke kuptuar rëndësinë e shkollimit të tyre dhe punuan nga shtëpia që të mos mbesin prapa me mësime”. Në fund të mesazhit të saj, Znj. Shahini nënvizon se “Sfida e 6 muajve të fundit na ka mësuar shumë se si të përballojmë së bashku edhe veshtirësitë më të mëdha. Kemi arritur shumë, por kemi edhe shumë punë për të bërë. Le të shërbejë kjo festë si zotim për të mos rreshtur së bëri më të mirën për juve, gjithmonë. Gëzuar 1 Qershorin!”

Top News- ‘Asnjë vepër penale’ / Avokati nën hetim nga SPAK, Logu-Do përballem me akuzën
10/09 20:30
Top Channel/ Kush do e drejtojë SPAK? VanHorn: Zgjedhja e kreut të ri të bëhet me integritet
10/09 19:30
Top News- Vuçiç nuk e mban gojën, ofendon e fyen eurodeputetët, ngre më këmbë BE
10/09 16:02
Top News- BE me sytë nga zgjedhjet në SPAK/ Gonzato takon kreun e KLP, kërkon procedura transparente
10/09 16:02
Top Channel/ PD do shkojë në Parlament, Berisha: Zgjedhjet nuk i njohim
10/09 15:47
Top Channel/ Protestë në Durrës, banorët kundër shpronësimeve e shembjes së banesave e bizneseve
10/09 15:25
Top Channel/ Kush do ta drejtojë SPAK?! Këshilli i Prokurorisë ndahet në dy kampe
10/09 15:15
Top News- Plagos vëllezërit me thikë! Konflikti brenda familjes në Paskuqan
10/09 15:00
Top News- Detaje të reja nga aksioni për ndalimin e avokatit Besart Logu, mori 8 mijë euro nga…
10/09 13:54
Top News- Gjyqi për Ilir Metën, GJKKO cakton datën e seancës paraprake
10/09 13:45
Top News- Salianji hyn në mbledhjen e Kryesisë së PD, shtrëngon duart me të pranishmit
10/09 13:23
Top News- Berisha shtrëngon dorën me Gazment Bardhin, hyn në mbledhje me Flamur Nokën
10/09 13:22
Top Channel/ Nderohen zjarrfikësit në Lezhë, mirënjohja nga bashkia për sakrificat e efektivëve
10/09 12:26
Top News- Atentati ndaj shqiptarit Agustin Kaza që tronditi Brukselin, del foto e autorit tjetër
10/09 12:22
Top Channel/ Dikur me 400 nxënës, tani vetëm 5! Drizari i Mallakastrës, fshati që po shuhet
10/09 12:22
Top Channel/ “Nuredin Dumani, zëri i…”, starton sonte në orën 21:00 “Inside Story”
10/09 12:16
Top Channel/ Arrestime për domatet toksike, Prokuroria e Beratit: Kaloi doganën me fatura fiktive
10/09 12:14
Top News- SPAK ‘mbyll’ në shtëpi avokatin Besart Logu, 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje
10/09 12:13
Top News- Mbolli parcelën me kanabis/ Pranga 54-vjeçarit në Malësi të Madhe, asgjësohet droga
10/09 11:54
Top News- Pranga tre personave në Vlorë/ Në kërkim për vjedhje e drejtim të parregullt të mjetit
10/09 11:48