Pasi Arabia Saudite refuzoi pozicionin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, duke e akuzuar këtë organizëm për standarde të dyfishta, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, tha se nuk ka marrë asnjë njoftim nga ky vend dhe nuk pranoi të tregonte nëse do ta diskutonte çështjen me Mbretin saudit.