Samiti i NATO-s në Londër/ Rama do të kërkojë ndihmë për tërmetin nga vendet anëtare
03/12/2019 19:33

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u nis drejt Londrës ku si pjesë e delegacionit shqiptar, do të ndjekë punimet e samitit të rëndësishëm të NATO-s që zhvillohet në kryeqytetin britanik në datat 3 dhe 4 dhjetor. Ky udhëtim i ministres vjen në një kohë mjaft të vështirë për Shqipërinë, megjithatë institucioni që ajo drejton sqaroi se me të përfunduar samiti, Xhacka do të kthehet menjëherë në tiranë, ndërkohë që po ruan një komunikim të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për menaxhimin e situatës. Pas tërmetit të 26 nëntorit, solidarizimi me Shqipërinë ka qenë i jashtëzakonshëm. Bashkimi Europian reagoi menjëherë përmes Federica Mogherinit, zëvendëspresidente e bllokut dhe e ngarkuara në largim për Politikën e Jashtme si edhe komisionerit të BE, Christos Stylianides . Mekanizmi Europian për Mbrojtjen e Civilëve dhe Qendra Koordinuese për Rastet e Emergjencave të BE ( ERCC) ofroi ndihmë që në fillim, e mes shumë reagimeve të tjera ishte dhe ai i kancelares Angela Merkel që vuri në përdorim mekanizmin e ndihmës së emergjencës. Pritet që situata e Shqipërisë të marrë vëmendje edhe në samitin e Londrës, i cili ende pa nisur mirë, e shënoi një përplasje: atë mes presidentit amerikan Donald Trump, dhe homologut të tij francez, Emmanuel Macron, të cilin shefi i Shtëpisë së Bardhë e akuzoi se ka fyer NATO-n me deklaratat e bëra një muaj më parë, kur tha se aleancës ushtarake “I ka vdekur truri“. Sa për çështjen që shqetëson më shumë Trumpin, atë të kontributeve, në deklaratën e ministrisë së mbrojtjes theksohet se vendi ynë ka një përqindje më të lartë të buxhetit krahasuar me shtetet më të zhvilluara e me kontribut më të gjatë në Aleancë, e kjo thuhet aty, mund të shihet edhe në listën e publikuar në faqen zyrtare të aleancës.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37