Samit i BE për një Europë të gjelbër
13/12/2019 18:18

Në samitin e BE-së krerët e shteteve dhe qeverive ranë në ujdi për një kontinent neutral në çështjen e klimës deri në vitin 2050, por pa Poloninë. Disa shtete duan rivlerësimin e energjisë atomike. Për presidenten e re të Komisionit Europian, të sapo ngjitur në detyrë, Ursula von der Leyen mund të kishte qenë goditja e parë. Para gjithë botës ajo shpalli, se Europa do të jetë deri në vitin 2050 kontinenti i parë neutral për klimë, madje Von der Leyen e krahasoi neutralitetin në çështjen e klimës me zbritjen në Hënë. Neutralitet për klimën do të thotë që ose të gjitha emetimet ndotëse të mënjanohen, ose të mblidhen që të mos dëmtojnë mjedisin. Por në samit Ursula von der Leyen kishte nevojë për ujdi të vendeve anëtare të VE. Polonia, Çekia dhe Hungaria ishin fillimisht kundër. Për të mos e rrezikuar iniciativën, BE bëri një kompromis me të tre këto vende. Qëllimi i neutralitetit deri në vitin 2050 mbetet, por Polonia fillimisht përjashtohet nga ky afat. Deri në verën e ardhshme, Polonia ka kohë të vendosë për këtë. Çekia merr të drejtën të ndërtojë centrale atomikë. Kancelarja Merkel kërkonte që në deklaratë të thuhet, se “nuk ka përçarje të Europës në pjesë të ndryshme, por një vend që ka nevojë për më shumë kohë.” Samiti pranoi edhe një propozim të presidentit francez, Emmanuel Macron. Ai kërkon, që mallrat e importit të prodhuara në vende që nuk marrin masa për mbrojtjen e klimës të kenë një doganë, që synon mbrojtjen e prodhuesve europianë. Po ashtu BE thekson, se vendet anëtare kanë të drejtën “të vendosin vetë për përzierjen e formave të prodhimit të energjisë dhe teknologjitë e përshtatshme.” Projekti i madh i BE për një kontinent neutral për klimën mban emrin “Marrëveshja e Gjelbër”. “Ky do të ishte një sinjal i fuqishëm, që BE në këtë pikë merr përsipër rolin udhëheqës në botë”, u shkroi presidenti i ri i Këshillit të BE, Charles Michel krerëve të shteteve dhe qeverive të BE. Edhe Kancelarja Merkel e vlerëson këtë nismë të re të BE. Sipas saj “Marrëveshja e Gjelbër” është një “ambicie shumë e madhe”, Por ajo “do të ishte edhe një shenjë e fortë, se Europa vërtet është kontinenti që në vitin 2050 kërkon të jetë neutrale në çështjet e klimës”, tha Merkel në Bruksel. Edhe kryeministrja e re finlandeze, Sanna Marinm me 34 vjeç, kryeministrja më e re e BE, thotë se gjenerata e re “pret nga ne që të veprojmë. Që të bëjmë më shumë.” Grindje për financimin Lidhur me koston e ndryshimi të jetës në Europë në favor të klimës, Komisioni Europian reagoi me propozimin për krijimin e një fondi kalimtar prej 100 miliardë eurosh. Aty planifikohen edhe fonde nga sipërmarrjet private, por ato duhet të binden njëherë për këtë bashkëpunim. Me fondin duhet të ndihmohen ato vende, që kanë një rrugë të gjatë përpara në përpilimin e një politike efektive për klimën. BE ende nuk ka bërë premtime, sepse buxheti i saj do të negociohet vitin e ardhshëm. Për disa vende ky fond duket si një premtim bosh. Po të kujtosh se me largimin e Britanisë së Madhe nga BE, në buxhet mungon një shumë e madhe, dihet se përplasjet janë të programuara. Si dhe a duan ta mbyllin vendet e tjera boshllëkun financiar që krijon largimi i britanikëve, kjo nuk është e qartë. Vendet që paguajnë më shumë si Gjermania duan ta kufizojnë buxhetin, vendet që marrin më shumë nga BE, si ato lindore duan të zgjerojnë mjetet financiare. “Nuk mund ta lejojmë që burokratët e Brukselit koston e luftës kundër ndryshimit të klimës t’ua vënë si barrë vendeve e njerëzve më të varfër”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Top Channel/ Hakerët sulmojnë faqe qeveritare në Europë: Alarm në Holandë, Francë e Danimarkë!
22/10 11:58
Top News – A po i nxit Rusia trazirat në Evropë? Agjentët e Putin mbjellin kaos, frikë për fundjavën
22/10 11:53
Top News – Trump: Paqja është më afër se kurrë…!? Por Rusia dhe Ukraina këmbejnë sulme
22/10 11:39
Top Channel/ Hagë, Jakup Krasniqi refuzon kontrollet mjekësore: 6 vjet trajtim jo njerëzor!
22/10 11:08
Top Channel/ Protestat e transportuesve në Itali, qeveria përgatit paketën e ndihmës!
22/10 11:07
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:06
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:05
Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50