Sakrificat e zjarrfikësve vullnetarë të Australisë
24/12/2019 15:46

“Ne po e bëjmë këtë sepse është pasion. Është vëllazëri”, thotë Daniel Knox. Ai është një prej mijëra australianëve që kanë hequr dorë nga përditshmëria për të luftuar krizën me zjarre në Australi. Për javë të tëra, 22-veçari ka qenë me telefon në dorë, për të shkuar kudo që i është kërkuar. Ai është pjesë e Shërbimit të Zjarrit të Uellsit të Ri Jugor, që e cilëson veten si “organizata më e madhe në botë e zjarrfikësve vullnetarë”. Të 70,000 anëtarët e saj janë të trajnuar dhe përveç disa zyrtarëve të lartë, tjerët nuk paguhen. Knox i është bashkuar brigadës së tij lokale në jug të Sidnejt pesë vjet më parë, kur ka qenë 17-vjeçar. Nga muaji shtator, rreth 3,000 zjarrfikës kanë qenë jashtë Uellsit të Ri Jugor duke luftuar flakët; 9 prej tyre humbën jetën. Rreth 90 për qind e këtyre personave janë vullnetarë që nuk paguhen. Zjarret masive pyjore kanë shkrumbuar gjatë këtyre katër muajve më shumë se 4 milionë hektarë tokë në Australi. Tymi është kthyer gjithashtu në problem sepse ka ndikuar në cilësinë e ajrit për muaj të tërë duke shtuar zemërimin publik dhe presionin mbi qeverinë që të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimet e klimës.

Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35