Rusia reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Kosova është pjesë e Shqipërisë, duke e quajtur atë “të papranueshme”. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova e përdori konferencën e rregullt për shtyp për të përcjellë reagimin e Moskës ndaj pohimeve të shefit të ekzekutivit shqiptar.