Rruga, pistë garash/ Afër mesnatës në Tiranë-Elbasan nis loja e çmendur me makina
25/11/2019 20:32

Pranë rrethrrotullimi të Teg-ut në autostradën Tiranë-Elbasan. Ora shënon 12:30 minuta pas mesnate dhe kjo rrugë është kthyer në një pistë garash. Abuzimi në këtë rrugë, fillon që prej orës 10 të mbrëmjes, atëherë kur bie fluksi i makinave dhe rruga krijon kushtet për të testuar shpejtësinë. Ka edhe nga ata shoferë “SYPATREMBUR”, që shpejtësia e makinës së tyre nuk i druhet as autoritetit të policisë rrugore. Por nuk ka vetëm gara me makinë. Ka edhe shoferë që siç duket, gara e tyre nuk është me të tjerë, por me veten. Në jo pak raste, këto gara me makinë kanë edhe audiencën e tyre. Të dyja anët e rrugës, shpesh shihen të jenë edhe me të rinj, të cilët parkojnë makinat e tyre gjatë mbrëmjeve. Më pas fillon sfida, ku makinat testohen pa mëshirë, duke prodhuar incidente të njëpasnjëshme. Rasti më i fundit kur kjo rrugë u kthye në një skenë krimi, ishte pak ditë më parë kur u nda nga jeta 17 vjeçari, Kristaj Vasili. Ai ishte pasagjer në mjetin mercedez benz ku shoferi po garonte me një tjetër makinë, për të humbur më pas kontrollin e për të prodhuar tragjedinë. Sikur të mos mjaftonte me kaq, të plagosur mbetën shoferi por edhe dy persona të tjerë të cilët kishin parkuar makinën e tyre në anë të rrugës. Në këtë tragjedi rrugore, arma e krimit, ishte pikërisht makina me të cilën ai po udhëtonte dhe shpejtësia e pakontrolluar. Është pikërisht kjo rrugë, e cila së fundmi ka tërhequr maksimalisht vëmendjen e policisë rrugore. Në radarët e këtyre të fundit, lexohen shpejtësi të automjeteve të cilat kalojnë përtej dyfishit të shpejtësisë së lejuar. Për këtë arsye, gjatë javës, vetëm për tejkalimin e shpejtësisë, policia rrugore e Tiranës, iu ka hequr patentën 119 shoferëve. E po ashtu janë gjobitur edhe 229 shoferë, të cilët kanë qenë duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Top News- “Shikoni çfarë vithe të mira”, Trump nuk përmbahet, komenton Nicki Minaj gjatë tubimit
26/10 23:15
Top News- Një kardiolog në krye të Listës Studentore, kush pritet të drejtojë qeverinë e re në Serbi
26/10 23:15
Top News- Zjarr e tym i zi, rrafshohet qyteti rus nga dronët ukraians/ Zelensky nis hakmarrjen
26/10 23:15
Top Channel/ KLSH zbulon kaosin me urbanët dhe kamerat në Tiranë: Nuk funksionojnë
26/10 23:07
Top Channel/ Tkurren numrat në shesh, pak njerëz në protestë, djegin fotot e Ramës me Vuçiç
26/10 23:01
Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43