Rritja e rasteve me COVID-19/ Ardi Veliu, thirrje qytetarëve: Shkëpusni e zinxhirin e infektimit
08/02/2021 10:12

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e djeshme inspektoi shërbimet e Policisë së kryeqytetit, për të parë nga afër zbatimin e masave antiCovid dhe punën që po bën Policia në këtë drejtim. Gjatë inspektimit në zonën e Tiranës së Re, Drejtor Veliu u ka kërkuar drejtuesve të DVP Tiranë të qëndrojnë në krye të shërbimeve, me qëllim monitorimin e zbatimit të masave antiCovid, jo për të vendosur gjoba, pasi gjoba nuk është aspak qëllimi i Policisë, por me qëllimin e vetëm parandalimin e përhapjes së COVID-19. Nisur nga shtimi i rasteve, Drejtor Veliu ka theksuar se punonjësit e Policisë në terren duhet të intensifikojnë kontrollet në lokale dhe duhet të ushtrojnë kontrolle të pandërprera në sheshe, bulevarde e në çdo ambient publik, duke treguar zero tolerancë ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë. Prononcimi për media i Drejtor Veliut: Policia e Shtetit është e angazhuar për të zbatuar të gjitha detyrat që rrjedhin nga Akti Normativ, në kuadër të pandemisë. Çdo ditë jemi duke kontrolluar dhe monitoruar masat, por kjo situatë ka ardhur duke u rënduar. Jemi munduar të sensibilizojmë dhe qytetarët të na mirëkuptojnë, por shifrat e fundit në rritje dhe vala e fundit si në të gjithë Europën edhe këtu tek ne, na detyron që ne të veprojmë ndaj çdonjërit që thyen rregullat e vendosura për pandeminë. Nga ana e Policisë së Shtetit do të ketë tolerancë zero për të gjithë qytetarët që nuk respektojnë masat anticovid, nuk vendosin maska, nuk respektojnë distancimin social dhe detyrimet e përcaktuara në e-Albania, për sa i përket distancave në lokal dhe oraret e mbylljes së lokaleve.

Top News – “Politico” vë në pikëpyetje samitin e NATO-s, Nufi-Media ka keqinterpretuar deklaratën
12/11 13:42
Top News – ‘Nuk kam asnjë siklet’. Rama nga Dublini: Shqiptarët më kanë votëbesuar masivisht
12/11 13:37
Top News-Tritoli në makinën e zyrtares së Bashkisë/Elbasan, vihet në pranga bashkëpunëtori 17-vjeçar
12/11 13:30
Top Channel/ Zbardhet atentati me tritol, arrestohet një nga autorët e dyshuar, nis hetimi
12/11 12:38
Top Channel/ Korça po humbet popullsinë, bilanci më negativ në vend, 220 vdekje më shumë se lindje
12/11 12:29
Top News – ‘Keni ulur euron, mos rrisni edhe TVSH-në’. Turizmi kundërshton paketën fiskale
12/11 12:26
Top Channel/ Shqiptarët duan të mbajnë Tuzin, synojnë të ruajnë drejtimin e komunës në vendoret 2027
12/11 12:15
Top Channel/ Kurumit i hiqet leja mjedisore, ministria shfuqizon lejen për aktivitetin në Elbasan
12/11 12:15
Top Channel/ Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Begaj dekreton drejtoreshën e re të inteligjencës
12/11 12:14
Top Channel/ Gjamë burrash për Nikën në Shkodër, humbi jetën pas kontaktit me rrymën elektrike
12/11 12:13
Top News – Ndërkombëtarët në Kushtetuese. Berisha: Shkelje e ligjit. Gjykata nuk është parlamenti
12/11 11:53
Top Channel/ Biznes narkotikësh pranë shkollave, momenti kur policia mësyn në banesën e të rinjve
12/11 11:45
Top Channel/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ish-deputetja paraqitet në SPAK
12/11 11:44
Top Channel/ “Shteti juaj është për ibret” Alushaj debat në komision me Braçen, nuk kam shtet privat
12/11 11:16
Top News – Çifti shqiptaro-grek me çanta hashashi. Kapen në flagrancë në Kostur, sekuestrohet droga
12/11 10:56
Top Channel/ Kallëzimi për gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, Sali Berisha paraqitet në SPAK
12/11 10:21
Top News – Një tjetër grua në krye të SHISH. Begaj dekreton ish këshilltaren e Kryeministrisë
12/11 10:08
Top News – Reshjet rrëzojnë gurët në rrugë. Bllokohet për disa minuta Rruga e Kombit, hiqen inertet
12/11 09:43
Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19