Rritet bilanci i viktimave të koronavirusit në Itali. Një person i katërt, një i moshuar nga Bergamo, ka humbur jetën në spitalin Xhovani i XXII. Ai është viktima e tretë në lombardi, rajonin që edhe regjistron numrin më të madh të rasteve që tashmë kanë shkuar në 165. Milano, falë edhe mbylljes së shkollave, është e zbrazur; metroja dhe trenat janë bosh. Ndërkohë, në Vo, në Veneto, kanë nisur kontrollet nëpër rrugë.