Rritet bilanci/ 3 viktima të tjera nga koronavirusi, 90 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit
03/07/2020 11:03

Në një komunikatë të përditshme për mediat, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se tre persona të tjerë kanë humbur jetën në vend si pasojë e koronavirusit. Po kështu, në bazë të testimeve të kryera, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 raste të reja, ndërkohë që raportohen 33 të shëruar. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës. Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën. Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”, u shpreh Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Shqiptari u dënua me vdekje në Kinë, si shpëtoi shqiptari nga ambasada: Shokët iu dënuan me varje
30/06 23:17
Top Channel/ Reformat për lirinë e medias, Ekspertët e Këshillit të Europës prezantuan rekomandimet
30/06 22:13
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top Channel/ Tërmet në Napoli! Mediat italiane: Më i fuqishmi i regjistruar në 40 vitet e fundit
30/06 21:34
Top News- Inagurohet selia e ambasadës në Vatikan/ Hasani: Për një botë më të paqtë e solidare
30/06 20:53
Top News- Begaj takon mbretin spanjoll/ Merr pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara
30/06 20:52
Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top Channel/ Pallatet, tarifat për administrimin! Mazniku: Gati udhëzimi për bashkitë
30/06 20:02
Top Channel/ Abuzim miliona lekë! Pezullohet kreu i tenderëve
30/06 19:56
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top Channel/Ekskluzive! Nigel Farage intervistë për TCH: Gati të përballem me Ramën në Tiranë
30/06 19:41
Top News- Zbulohet partia që shpenzoi më shumë në Facebook e Instagram për fushatë, dalin shifrat
30/06 18:37
Top News- Zyrtarët e urbanistikes në gjyq/ Favorizuan ndërtuesit me taksën e infrastrukturës
30/06 16:35
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News – Ish ministri i Jashtëm serb. ‘Kosovën do ta kishim njohur, por nuk na la kisha’
30/06 16:06
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06