Rindërtimi/ Veliaj vizitë në banesën e Ali Veshtit, Zall-Herr: Kemi përfunduar mbi 100 shtëpi
15/02/2021 11:50

Ali Veshti, nga fshati Qinam i Zall-Herrit, ka hyrë në shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit të 26 Nëntorit, i cili e la pa strehë familjen e tij. Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi familjen me 6 anëtarë të Aliut, i cili tashmë ka një banesë të re, të rindërtuar falë Programit të Rindërtimit. Kryebashkiaku tha se, ndonëse në një prej skajeve më të largëta të Tiranës, edhe për familjen Veshti, ashtu si për mbi 100 familje të tjera, të vendosura në periferitë e kryeqytetit, është mundësuar rindërtimi në kohë mjaft të shpejtë i shtëpisë, pavarësisht terrenit të vështirë. “Këtu jemi në ekstrem të Tiranës, por si kjo janë ndërtuar mbi 100 e ca shtëpi, në kushte jashtëzakonisht të vështira. Shpesh kanë ardhur brigada nga Tirana, e shpeshherë na është dashur të bëjmë nga një mini kantier në çdo vend. Megjithatë, të gjitha harrohen kur një punë përfundon për bukuri”, u shpreh Veliaj. Kreu i Bashkisë tha se pas përfundimit të shtëpive individuale do të nisë edhe lagja e re në Zall-Her, pas të cilës do të ndërtohet e gjithë infrastruktura rrugore. “Po futemi në fazën tjetër, ndërtimin e lagjes pranë njësisë administrative. Më pas do të bëhet edhe rruga e në këtë moment, Qinami do të kthehet në një lagje të Zall Herrit, dhe Zall Herri në një lagje të Tiranës”, u shpreh Veliaj. Në Njësinë Administrative Zall-Herr po rindërtohen 161 shtëpi individuale të shpërndara në disa fshatra të njësisë, si dhe 49 banesa në lagjen e re.

Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39
Top News – PS prezanton e vetme buxhetin për shëndetësinë
05/11 13:35
Top News – Rama pyetet për Veliajn në konferencën me Ambasadoren e BE
05/11 13:17
Top News – Nuk ka fondet për fermerët. Raporti i KE, 90 mln eurot e IPARD mbeten të bllokuara
05/11 13:12
Top News – Ulen nafta e benzina/ Bordi cakton çmimet e reja për shitjen e karburanteve
05/11 13:07
Top News – ‘Shqiptarët duan Europën, Rama do pushtetin’/ Tabaku pas Raportit të KE: PS dështoi
05/11 12:54
Top Channel/ SPAK kërkon 35 vite burg për Henrik Hoxhajn, vetëm 10 për të penduarin Nuredin Dumani
05/11 12:51
Top Channel/ Shpërthimi i gazit shembi pallatin, dy viktima nga rrjedhja e gazit në një apartament
05/11 12:51
Top Channel/ KLGJ: Duam para për sigurinë, Gjyqësori merr 37% më pak fonde nga sa kërkoi, SPAK…
05/11 12:22
Top Channel/ 31 gjoba pas protestës në Tiranë, policia ndëshkon me nga 5 mijë lekë 31 protestues
05/11 12:21
Top Channel/ BE jep alarm për sigurinë ushqimore në Shqipëri, pesticidet dhe cilësinë e qumështit
05/11 12:20
Top Channel/Ekskluzive/ Pamjet e sulmeve të bandës së Klodian Carës në Athinë, 3 shqiptarë mes të…
05/11 11:53
Top Channel/‘Zv/kryeministren e keni me 5 akuza’, debate te Ekonomia Cara përplaset me socialistët
05/11 11:45
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, banorët tërheqin sendet me vlerë nga banesat
05/11 11:42
Top Channel/Shpërthimi në Elbasan, ‘Pallati i pabanueshëm’ Llatja: Banorët janë strehuar në…
05/11 11:41
Top News – ‘Plas’ te Shëndetësia! Spahia e Spahiu debatojnë për buxhetin
05/11 11:40
Top News – Kultivim kanabisi në fshat/ Hetimet zbulojnë skemën kriminale në Vaun e Dejës
05/11 11:14
Top Channel/ Shpërthimi shkaktoi dy viktima, kjo është bombola nga e cila rrodhi gazi që…
05/11 11:10
Top Channel/ Shpërthimi i bombolës, ekspertët: Pallati duhet shembur, i rrezikshëm për banim
05/11 11:10