Banorët e pallatit në Elbasan, i cili u shpall i pabanueshëm pas shpërthimit të bombolës së gazit, bëhen gati të tërheqin sendet e tyre me vlerë nga banesat. Procesi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e rreptë të Policisë dhe ekipeve zjarrfikëse, në përputhje me rekomandimet e Institutit të Ndërtimit.