Rijeka dhe Galway: Kryeqytetet e kulturës për vitin 2020
26/12/2019 17:29

Atmosfera melankolike dhe peizazhet e pafundme i kanë sjellë Rijekës në Kroaci dhe Galway në Irlandë titullin e “kryeqytetit europian të kulturës” për vitin 2020. Rijeka nuk ka qenë deri më sot një qytet ku turistët ia vlente të ndalonin – shumica e tyre vetëm kalonin rrëmbimthi rrugës për në Opati dhe qytete të tjera tipike piktoreske të Adriatikut. Sepse Rijeka nuk ka plazh tërheqës me shezlongje dhe çadra shumëngjyrëshe. Por qyteti nuk ka nevojë për to pasi sharmi i tij qëndron diku tjetër. Rijeka është një pikëtakimi mes Europës Qendrore dhe Juglindore. Qyteti port me fortesat mesjetare, pallatet madhështore nga koha e Habsburgëve, tregjet në stilin Art Nouveau, picat italiane, ndërtesat e parafabrikuara socialiste dhe fabrikat e braktisura, që duan të ringjallen përsëri – e kujt i duhet këtu plazhi, thotë DW. Rijeka ka marrë gjithsej 40 milion euro nga fondet e BE për vitin e ardhshëm. Por ndryshe nga kryeqytetet e tjera kulturore qyteti në gjirin e Kvarnerit nuk do të ndërtojë godina të reja. Ajo e ka ruajtur të vjetrën dhe e po kthen atë në të re. “Ndërtesat industriale të braktisura janë pjesë e identitetit të qytetit, ato kanë vlerë narrative, për këtë arsye kemi vendosur të mos i rrëzojmë ato, por t’i ridizajnojmë”, shprehen zyrtarë vendas. Galway nga ana tjetër përshkruhet si Barcelona, vetëm se në shi, një vend me muzikë, valle, letërsi, poezi, ku ka praktikisht diçka për secilin.

Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35