“Revizori” tek ArtTurbina, vepra e Gogol në regjinë e Driada Dervishit
09/01/2020 20:44

E shkruar në vitin 1836, komedia “Revizori” konsiderohet si një ndër kryeveprat e shkrimtarit rus Nikolaj Gogol. Kjo komedi nën regjinë e Driada Dervishit çel stinën e shfaqeve në ArTurbina për këtë vit. Çfarë pritet të shohë publiku me Revizor-in tënd? “Për mua është kënaqësi që menjëherë pas dhjetorit më Shirlin vij kaq shpejt. Durrësi vjen me shpresë të madhe pas gjithë ngjarjes dhe për të harruar shumë gjëra dhe për të sjellë një pjesë e cila i flet shumë realitetit. Një komedi brilate sa absurde aq edhe komike.” Nën interpretimin e Gentian Zenelit, Amos Zaharisë, Adelina Mucës, Suela Bakos etj, vijnë personazhet groteskë që janë të gatshëm të bëjnë gjithcka për të mos humbur pushtetin. Janë përsonazhe që ne i hasim kudo. Janë personazhe të një administrate tejet korruptuar, mjaft mediokre, e cila ka vetëm një qëllim, si e si të ruajë pushtetin e saj. Gogoli e vendos ngjarjen në një qytet të vogël, ku grykësia dhe rryshfeti mbizotërojnë. Por gjenialiteti i tij bën që kudo e në cdo kohë të tingëllojë e tanishme. Dervishi e vendos “Revizori-n” në serinë e një sërë komedish. Duket se ke një prirje drejt komedisë? I pëlqen dhe e ve shpesh në skenë, pse vetëm komedi? “Unë përpiqem të gjen një histori të bukur, që të komunikojë. Njerëzit nuk vijnë vetëm për të qeshur. mendojnë dhe ne e dimë shumë mirë që nga Shirli, që njerëzit janë emocionuar dhe dalin me sytë me lot dhe publiku pyet shpesh; A është komedi? Mua më vjen keq, sepse mund të ketë njëlloj anashkalimi të atyre që e ndjekin dhe e duan dramën.” Duke filluar prej të enjtes, shfaqja “Revizori” do të vijë me një kast të njohur aktorësh. 90 përqind e tyre i përkasin teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, dhe jo vetëm Durrësi, por gjithë Shqipëria ka nevojë të qeshë përgjatë 2020.

Top Channel/ Koncert për flaut Flautistja/ Jonela Golemi me orkestrën simfonike të RTSH
01/05 19:55
Top Channel/ Apolonia e turistëve! Rritet me 100% numri i vizitorëve në parkun arkeologjik
01/05 15:43
Top Channel/ Dita e Punëtorëve pritet me festë në Bulqizë, nxënësit zhvillojnë aktivitete
01/05 13:41
Top Channel/ Shqipëria e Luftës së II Botërore, tryeza e qendrës së librit në 80 vjetorin e çlirimit
30/04 19:58
Top Channel/ “Provim mature” me piktura! Ekspozita e nxënësve të shkollës së pikturës Jakov Xoxa
30/04 15:31
Top Channel/ “Këngët e atdheut tim”, Koncerti i Ansamblit të këngëve për nder të Lefter Çipës
30/04 15:30
Top Channel/ Logo e 80 vjetorit të Çlirimit/ Shpallet fituese ideja e arkitektes Ejona Karkinit
29/04 19:58
Top Channel/ Film për Arben Bajon, “Violinisti”, shfaqet premiera në Gjirokastër
26/04 12:39
Top Channel/ “Martesa me kushte”! Vihet në skenë në teatrin e Durrësit vepra e Dario Fo
26/04 12:32
Top Channel/ Nisin shfaqjet në Fier! Sezoni fillon me “Zbulimin” e vënë në skenë nga Salsano Rrapi
25/04 12:30
Top Channel/ “Arka e Memories”/ Ekspozita me pirgjet e albumeve të vjetra fotografike
24/04 19:58
Top Channel/ Ligjërata e Mehmet Krajës: Shqipëria e Kosova vende të vogla për të krijuar dy letërsi
24/04 19:56
Top Channel/ Dhuratë bibliotekës kombëtare/Arkiva e Pierre Cabanes, themelues i misionit arkeologjik
23/04 19:58
Top Channel/Bienalia e Venecias/Përfaqësohet Shqipëria.Kosova merr vlerësimin “mirënjohje e veçantë”
22/04 19:55
Top Channel/ Kulla Veneciane e rilindur/Rama:Pas restaurimit është instaluar një program teknologjik
22/04 19:53
Top Channel/ Shtëpi-muze për Avni Rustemin, përfundon restaurimi në Libohovë
22/04 12:30
Top Channel/ Koncerti me flaut i 15 vjeçares, emocione në pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”
21/04 12:32
Top Channel/ Nderohet Mirush Kabashi, aktorit iu akordua titulli “Qytetar Nderi” pas vdekjes
17/04 21:50
Top Channel/ Komedia e autorëve grekë në shqip, “Natën e mirë me burrin tim” shfaqet në Gjirokastër
16/04 16:31
Top Channel/ 100 vjetori i Jup Kastratit/ Përkujtohet vepra e profesorit, autor i 40 librave
15/04 19:58