Puna është shtuar në restorantet e mbyllura të Londrës, prej rritjes së porosive të shërbimit në banesë për festën e Shën Valentinit. Restoranti italian i Luca është një prej shpërndarësve të ushqimit të rangut të lartë në të gjithë vendin. Ai thotë se prej Shën Valentinit kanë katër-pesë herë më shumë volum pune, edhe pse kjo ‘nuk krahasohet’ me kohen kur klientët darkonin në restorant.