Argjentina vendosi një rekord të ri në librin “Guinness” me pluskimin e gati 2.000 vetëve njëherazi, që kanë lidhur duart me njëri-tjetrin. Specialistët e librit të rekordeve certifikuan se 1.941 persona kanë qëndruar njëkohësisht pezull për 30 sekonda mbi ujin e liqenit “Epecuen”, të ndodhur në juglindje të Buenos Airesit.