Në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste në Krujë, kryetari Edi Rama theksoi se ky qytet historik i ka të gjitha mundësitë për të dalë nga varfëria dhe gjendja e mjerueshme, nëse gjen në Tiranë një Qeveri që ka sy për të parë, veshë për të dëgjuar, zemër për të ndjerë dhe mendje për të drejtuar.