Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka postuar një video nga restaurimi i shkollës së parë shqipe në Korçë. Kryeministri thotë se aty fillimisht mësuan djemtë, por falë rilindasve edhe vajzat, ndërkohë që shumë shpejt do të hapë dyert për vizitorët.