Ditën kur Belinda Ballukut i komunikohet përfundimi i hetimeve, Erion Veliaj dërgohet drejt Fierit, një rastësi ndodhish mes dy politikanësh që në distancë mund të duken edhe kundërshtarë. Ish zv.kryeministrija Belinda Balluku, përballet me një moment vendimtar në procesin hetimor që e ka vendosur në qendër të vëmendjes publike. Ndërsa kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vijon përballjen me drejtësinë, drejt një tjetër destinacioni në sistemin e paraburgimit.