“Jam shumë krenar që Korçës i kemi sjellë këtë skuadër”. Me këto fjalë Edi Rama e nisi prezantimin e 13 kandidatëve të PS në këtë qark, kryesuar nga ish-kryeministri Bashkim Fino. Rama që në fillim të fjalës së tij shpjegoi dallimin mes kandidatëve socialiste të Korçës dhe atyre të PD-së.