Rama flet për përmbytjet/ Kryeministri: Hec i Skavicës mbyll kapitullin e frikës
15/01/2021 15:18

Pak ditë pas përmbytjeve që shkaktuan reshjet e javës së kaluar, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministrat Niko Peleshi dhe Milva Ekonomi ka bërë bilancin e pasojave dhe dëmeve. Sipas kreut te qeverisë, është një situatë komplekse, por ishte një sfidë që u kalua me sukses, dhe pasojat ishin më të pakta, për shkak të investimeve të kryera në disa nga zonat më problematike. Rama nënvizoi se Skavica do të zgjidhë një herë e mirë problemet e përmbytjeve që vijnë nga shkarkimet e kaskadës së Drinit “Kemi qenë të shqetësuar duke ndjekur parashikimet e motit, të Igjeum. Ministria e Bujqësisë sigurisht ka rolin e vetë, dhe prandaj ministrja është këtu me mua. Situata ka qenë kritike nga Shkodra në Vjosë dhe përballimi ka qenë për të marrë frymë të lehtësuar si dhe për të nxjerrë mësime për të parë se ç’mund të bëjmë më mirë. Është e pakrahasueshme situata e përmbytjeve në të të shkuarën dhe sot, nuk krahasohen shifrat dhe faktet dhe kjo lidhet me punën tonë, se çfarë vjen nga lart nuk e kemi në dorë por se sa arrijmë ne poshtë ta lehtësojmë e kemi në dorë. Çështja e kaskadës së Drinit lidhet me mungesën e Skavicës që do jetë realitet mandatin tjetër, do mbyllë frikën nga shkarkimi i hidrocentraleve.Por deri atëherë sfidën e menaxhimit e vazhdojmë”- tha Rama. Kryeministri Rama duke iu referuar dhënave të 11 viteve më parë, kur edhe ndodhën përmbytjet katastrofike në disa zona të vendit, tha se këtë vit edhe pse reshjet ishin në sasi më të mëdha, por pasojat shumë më të vogla. “Shifrat nuk i tregojnë të gjitha, sepse nuk është thjeshtë që ne kemi shumëfishuar investimet por se ku kanë shkuar ato, është investuar në mënyrë strategjike dhe jo taktike politike si në të shkuarën , merri lekët e përdori për fushatë dhe qëllime elektorale. Nga ana tjetër se ku kanë shkuar investimet në pikëpamjen e strategjisë, por edhe cilësia, në të shkuarën, nuk kemi gjetur asnjë kanal kullues të zhbllokuar, asnjë, prandaj ndodhnin përmbytje dhe kur kishte pak reshje, që nxorën mijëra veta nga shtëpia , kalbej dynjaja. Sot krahasuar me 7 vite më parë vendi ka më shumë se sa dyfishin e tokës që punohet. Kur morëm detyrën ishin 120 mijë ha që punoheshin , sot jemi te 270 mijë ha. Ja impakti i investimeve , tregues i faktit që Shqipëria e punon tokën sot, ka rekord eksportesh, vendi ka një ndryshim esencial në deficitin e vetë tregtar. 7 Vite më parë importonim 7 me 1 në bujqësi, ushqimore, sot jemi 3 me 1. Pse sot importojmë më pak? sepse më shumë se gjysma e atyre që importoheshin janë zëvendësuar me prodhimin brenda”, tha Rama.

Top Channel/ Armët historike në Gjirokastër! Muzeu i Forcave të Armatosura çel ekspozitën
29/10 12:29
Top Channel/ Festa e shegës në Lezhë! Fruti i njohur për përdoret në receta të veçanta
29/10 12:29
Top Channel/ “ E kemi pa avokat, unë do vazhdojë mbrojtjen…” Monika Kryemadhi në SPAK
29/10 12:27
Top Channel/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina
29/10 12:26
Top Channel/ Kundërshtohet paketa fiskale! Dhoma Amerikane paralajmëron: Rritja e taksave mund të…
29/10 12:25
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro! Pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 12:24
Top News – Përplasje në PS për Veliajn. Çuçi i kërkon llogari Gogut – Jep dorëheqjen!
29/10 12:17
Top News – Votoi ligjet/ Pas flakadanëve dhe tymueseve, kryeministri Edi Rama largohet nga Kuvendi
29/10 11:49
Top News – Ermal Nufi dhe Gent Strazimiri përqafohen në Kuvend mes përplasjeve PS-PD
29/10 11:24
Top News – Transferim pa vendim! Erion Veliaj kërkon ndërhyrjen e Avokatit të Popullit
29/10 11:24
Top News – Kaos në Kuvend/ Mes tymit dhe flakadanëve, socialistët nuk ndalin miratimin e ligjeve
29/10 11:23
Top News – Përplasje fizike në Kuvend/ Seanca shoqërohet me debate të forta, PD bllokon foltoren
29/10 11:14
Top News – Rama e gjen Kuvendin në mes të trazirave, Garda e ndan nga PD
29/10 11:10
Top News – ‘Në izolim për 10 ditë’. Veliaj reagon pas transferimit në burgun e Fierit
29/10 10:21
Top Channel/ Beqaj në GJKKO, ish ministri paraqitet pa avokat për shkak të bojkotit
29/10 10:12
Top News – PD bojkoton mbledhjen për buxhetin: Kuvendi nuk është sallë konferenash për Petrit Malajn
29/10 09:45
Top Channel/ “Mbështesim pensionistët, investojmë në arsim…” Malaj prezanton pr/Buxheti 2027
29/10 09:42
Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19