Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi këtë të hënë vizitën zyrtare në kosovë, si një fillim të punës sic e quajti ai për mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë . Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Albin Kurti, Rama u ndal tek situata dhe incidentet e ndodhua së fundmi në veri të Kosvës për çështjen e reciprocitetit të targave me Serbinë. Rama tha se reciprociteti i targave është një e drejtë legjitime e Kosovës e bazuar në marrëveshjet e nënshkruara. Ai bëri nisjen e dialogur dhe zgjidhjen e konfliktit.