Frika e koronavirusit e ka shndërruar praktikisht në një qytet fantazëm Codogno-n në veri të Italisë. Rrugët e tij janë shkretuar pas njoftimit se një grua 76-vjeçare vdiq atje prej koronavirusit të ri. Dyqanet, baret dhe restorantet janë mbyllur, ndërsa farmacive u është kërkuar të qëndrojnë hapur në mënyrë që njerëzit të kenë mundësinë të blejnë ilaçe.