Thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut, e kjo video e vërteton edhe njëherë këtë shprehje. Një gjarpër, Kobra, 2.5 metra i gjatë kishte hyrë në oborrin e një shtëpie në Phitsanoluk të Tajlandës. Sapo ka parë gjarprin vdekje prurës, pronari i banesës është tmerruar dhe ka lëshuar qentë.