Dy deputetet e opozitës, Alfred Dalipi dhe Taulant Balla kanë depozituar në Prokurorinë e Tiranës një padi penale, ndaj ministrit të Inovacionit Genc Pollo me motivacionin e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike siç është tenderi me kosto rreth 25 milionë euro për ngritjen e rrjeteve dixhitale të Televizionit Shqiptar.