Nisja e punimeve për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Qafzez, të Ersekës, ka sjellë edhe reagimin e banorëve, të cilët përveç vështirësive me të cilat përballen prej 1 qershorit, kur banesat e tyre thuajse u rrafshuan, tani ngrenë shqetësimin se vlerësimi i dëmit për ta ka qenë i padrejtë.