Banorët e lagjes “Skenderbeg” në Lezhë kanë protestuar të martën për shkak të erës së rëndë që shkaktohet nga fabrika e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore që ndodhet në këtë lagje. Banorët thonë se e gjithë kjo ndotje ka bërë që fëmijët, por edhe të rriturit të kenë probleme shëndetësore. Në mbështetje të banorëve ishte dhe ambientalisti Sazan Guri, i cili theksoi se nuk është aspak normale që në mes të një lagjeje shumë pranë qendrës së qytetit të ketë një fabrikë të tillë.