Protesta në Qafë-Botë/”Hapni kufirin”. Banorët e fshatrave në të dyja anët e kufirit bëhen bashkë
12/10/2020 15:54

Banorë të moshuar të fshatrave të bashkisë së Finiqit si dhe banorë të Sajadhës e Igumenicës në anën greke të kufirit u bënë pjesë e një tubimi publik në hyrje të doganës së Qafë-Botës në Shqipëri dhe të Mavromatit në Greqi me kërkesën e vetme çeljen e kësaj pike kufitare si të rëndësishme për shkëmbimet dhe jetën e banorëve. Qytetarët e fshatrave të minoritetit grek thanë se jeta dhe shëndeti i tyre është shumë i lidhur me shërbimet që marrin në Greqi ndërsa i kanë bërë thirrje qeverisë greke ta rishikojë këtë vendim. Edhe krerët e bashkive respektive të Finiqit dhe Igumenicës kanë bërë deklarata në mbështetje të banorëve duke e konsideruar situatën si të papranueshme dhe me efekte serioze në ekonomi dhe shkëmbimet sociale. Janis Lolos: Jemi këtu për të mbështetur kërkesën tuaj të drejtë. Nuk mund të kemi vendime të ndryshme për disa dogana dhe për atë të Mavromatit të ecet me këtë logjikë ligjore. Kjo doganë duhet të çelet urgjentisht sepse shkëmbimet mes dy komuniteteve të Thesprotisë dhe të bashkisë suaj janë krijuar marrëdhënie sociale, ekonomike dhe vëllazërore. Këshilli i bashkisë së Igumenicës u shpreh me votim unanim të të gjithë anëtarëve për çeljen e pikës kufitare dhe liberalizimin e lëvizjes dhe do ta çojmë zërin tek qeveria qendrore e cila duhet të na marrë parasysh.” Kristaq Kristo: Dogana e Qagë-Botës u mbyll në muajin korrik. Menjëherë më pas ajo u hap vetëm për mallrat ndërsa tani është e mbyllur për të gjitha komunikimet. Vendimi ishte pjesë e masave anti-Covid të qeverisë greke sipas të cilës të gjitha lëvizjet drejt Greqisë sipas protokollit të posaçëm po kryhen vetëm prej pikëkalimeve të Kakavijes dhe Kapshticës. Vetëm në bashkinë e Finiqit ku 80% e popullsisë gjendet jashtë vendit në emigracion jetojnë rreth 1700 të moshuar të vetmuar me nevoja të shumta shëndetsore.

Top Channel/ Zjarr buzë Shkumbinit, digjen goma dhe mbetje në luginën e lumit
29/10 17:47
Top Channel/ Po e ndiqte policia, shoferi humb kontrollin dhe bie në kanal pranë urës së Dajlanit
29/10 17:34
Top Channel/ Këshilli Bashkiak/ Shpallen fituesit e programit social “Për subvencionimin e kredive”
29/10 17:32
Top Channel/ Transferimi i kryebashkiakut në burgun e Fierit, Valteri: Trajtim çnjerëzor, po…
29/10 17:04
Top News – Transferimi i Veliajt, ‘sekret shtetëror’. Burgjet reagojnë pas kritikave të zhvendosjes
29/10 16:48
Top Channel/Vrasja e Arlinda Zekajt, sërish protestë në Kosovë,kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës
29/10 16:39
Top Channel/ ‘Kryetari u rrëmbye’,Teliti:Bashkia trajtohet si zhele, nuk më intereson Veliaj, por…
29/10 16:38
Top Channel/ Fluks virozësh në Elbasan. Mjekët thonë se janë rritur edhe shtrimet në spitale
29/10 15:26
Top Channel/ Protesta, dita e 17 pa dhunë. Pjesëmarrja bie, studentët marshojnë
29/10 15:24
Top Channel/ Biznesi kundër taksave të reja. AmCham kërkon rishikim, transporti qytetas do lehtësira
29/10 15:23
Top Channel/ Shëndetësia kryeson buxhetin. Më shumë fonde për ministritë, SPAK i shtohen paratë
29/10 15:22
Top Channel/ Berisha kërkon në Google, Hasani dëgjon “rock”, Mile sheh sedilje makinash
29/10 15:22
Top Channel/ Veliaj refuzon ushqimin. Shenjë protestë ndaj transferimit nga Durrësi në Fier
29/10 15:22
Top News – Meta e Kryemadhi kërkojnë vijimin e gjyqit. Gjykata i refuzon dhe cakton një avokat
29/10 14:57
Top News – ‘Veliaj’ ndez debate brenda grupit të PS. Çuçi i kërkon llogari Gogut për transferimin
29/10 14:26
Top News – Ligje mes flakadanëve. Tensione në seancë, Berisha bllokohet, Rama voton e ikën
29/10 13:49
Top News – AmCham kundër paketës fiskale: Politikat sociale, jo në kurriz të klimës së biznesit
29/10 13:36
Top Channel/ Policia heq gardhin metalik para Kuvendit, protestuesit janë larguar
29/10 13:35
Top Channel/ Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja
29/10 13:12
Top News – Dështon protesta para Kuvendin, pjesëmarrje e ulët, policia heq gardhin metalik
29/10 12:43