Trevllazëri, një fshat rreth 17 km larg qytetit të Vlorës, prej vitesh është kthyer në fshatin e grave “duararta” të prodhimeve bio të zonës. Banorët e urtë e punëtorë të fshatit të famshëm për kultivimin e varietetit të veçantë të ullirit Kalinjot, prodhimeve bio të pastës së ullirit, sapunit apo kremrave natyralë janë të njohur për produkte të gjitha 100% natyrale pa asnjë kimikat, aromatizues apo ngjyrues.