Prishen godinat e pabanueshme në Universitetin Bujqësor, Rama & Veliaj japin lajmin e mirë për familjet
13/12/2019 19:34

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit dhe të Forcave të Armatosura nisën demolimin e dhjetë godinave në Universitetin Bujqësor, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti dhe paraqisnin rrezik për familjet dhe studentët e strehuar aty. Pas sistemimit të familjeve që jetonin në 8 prej këtyre godinave në banesa me bonus qiraje, si dhe kompensimit të studentëve që jetonin në dy godinat e tjera, i është hapur sot rruga edhe projektit për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bashkë me Kryeministrin Edi Rama ndoqën nga afër shembjen e godinave, ku siguruan se mbi këto rrënoja krijohet një mundësi e re për të gjithë ata që studiojnë aty. Kryeministri Rama theksoi se e gjithë zona do të transformohet, ndërkohë që studentët do të kenë kushte moderne. “Rektor, fazë e re për kampusin. Gjërat nuk vijnë të gjitha vetëm për të këqija. Vijnë edhe për të bërë ca të mira. Tani, në këtë rrugë e sipër nga çfarë ndodhi dhe çfarë u rrënua, duhet të rindërtojmë 100 herë më mirë seç ka qenë. Do bëhen konvikte që do jenë për të gjithë studentët e Universitetit Bujqësor, edhe mblidhen të gjithë këtu. Pastrohet gjithë situata dhe ata njerëz që ishin atje, që rrinin në ato kushte mizerabël të shkojnë nëpër shtëpi me qira. Ishin bërë të burgosur të vetë “liri demokracisë” që kujtuan se ju erdhi”, u shpeh Rama. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se do të shtohen hapësirat dedikuar studentëve, ndërsa dha lajmin e mirë edhe për familjet që për vite me radhë kishin zaptuar godinat duke jetuar në kushte të vështira. Veliaj theksoi se edhe këto familje do të kenë kushte shumë herë më të mira strehimi se sa ku ishin. “U kemi çuar kolegëve tanë në Holland planimetrinë e vendit, besoj do të kemi një dizajn para Vitit të Ri se çfarë do të jetë kampusi. Kemi kërkuar për më shumë hapësirë sepse një student i UB nuk bënë dot atë vajtje-ardhje në Tiranë. Ne duam të shtojmë më shumë hapësira pasi vetëm dy godina ishin me student. Tetë godina ishin të zaptuara. Tani ata kanë marrë të gjithë qira për shtëpitë ku janë futur, do marrin nesër një apartament tek këto ndërtimet e reja që ne do të bëjmë dhe këta do të zhvendosen si lagje”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë u shpreh se edhe inertet të cilat mbesin pas prishjes të këtyre godinave, do të përdoren për terminalin provizor që po bëhet tek kthesa e Kamzës. “Tani të gjitha këto përdoren si inerte për terminalin provizorë që po bëjmë tek kthesa e Kamzës, që në kohën tuaj në bashki ka qenë ideja terminalit aty. Momentalisht po transferojmë terminalin e “Shqiponja” që të hapet kantieri për të ndërtuar nënkalimin tek kthesa e Kamzës me përfundimin e këtyre inerteve atje, transferohet para Vititi të Ri terminali aty dhe fillon tek Unaza e Re”, tha Veliaj, teksa e njohu kryeministrin edhe me ecurinë e punimeve për shkollën e re në Kodër Kamëz, e cila ka hedhur edhe katin e dytë. “Jemi në katin e dytë të shkollës së re “Nënë Tereza” që është këtu tek Kodër-Kamza, pra në hyrjen e UB tek toka private që kishim shpronësuar. Me dizajn të Stefano Boerit do të jetë një nga shkollat më të mira ndoshta dhe besoj që edhe mesazhi që merr zona, pra që çdo gjë që prishet vjen një gjë shumë herë më cilësore”, tha ai.

Top Channel/ “Edi Rama rreziku i kombit”, Berisha iu bën thirrje demokratëve që të bashkohen
20/11 20:19
Top Channel/ Niko Peleshi kur u pyet për deklarat e Spiropalit: Nuk mund të komentoj askënd
20/11 20:05
Top Channel/ Megatek hap sezonin e fundvitit! Bredha natyralë e mijëra dekorime me super çmime
20/11 20:01
Top Channel/ Shkollat hapur deri në orën 17:00, në 2027 pritet zgjerimi i programit
20/11 19:53
Top Channel/ Peleshi reagon për debatet në PS, komenton deklaratën e Spiropalit
20/11 19:50
Top Channel/ Kush bëri presion?! Tatimet-Spiropalit: Kërcënuat inspektorët pasi iu zbuluan shkeljet
20/11 19:48
Top Channel/ Veliaj do të operohet në Fier, Burgjet reagojnë pas letrës së tij ndaj Ballukut
20/11 19:46
Top Channel/ PD voton uljen e taksave, bashkohet me PS për ujin, pelenat e produktet menstruale
20/11 19:44
Top Channel/ “Zgjedhjet e 11 majit, parti shtet”, Berisha: Ishin farsë elektorale
20/11 19:22
Top News -‘Trafiku i kokainës, shqiptarët po zgjerohen’. Agjenti i infiltruar: Po kapërcejnë në SHBA
20/11 17:33
Top News – Akti që gjobit protestuesit. PS e kalon te Ligjet, PD e konsideron antikushtetues
20/11 16:42
Top News-Të mbyllen portat e vajit të ullirit/Rënia e çmimit, fermerët kërkojnë bllokimin e importit
20/11 16:40
Top Channel/ Megatek hap sezonin e fundvitit. Mijëra dekorime për festa me super çmime
20/11 15:35
Top Channel/ Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte
20/11 15:25
Top Channel/ Vaji i ullirit mbetet pa treg. Prodhuesit kërkojnë ndalimin e importeve deri në janar
20/11 15:25
Top Channel/ Subvencionet për 48 mijë fermerë. Skema kombëtare, pagesat deri më 31 dhjetor
20/11 15:24
Top Channel/ “Jam Edi Rama, më duhen 1 mln euro”, 25-vjeçari i kërkon para biznesmenit, arrestohet
20/11 15:22
Top Channel/ Veliaj: Hallin e zgjidh vetëm Bela. I dërgon letër nga burgu për operacion në Tiranë
20/11 15:21
Top Channel/ Përplasje për ligjin e tubimeve. Akti normativ miratohet vetëm me votat e PS-së
20/11 15:20
Top Channel/ Prokuroria heton plumbat e gomës në protesta. Thirret Erion Vishkulli, i plagosur në sy
20/11 15:19