Në Shtetet e Bashkuara, presidentë bëhen vërtet gjithmonë më të mirët e më mendjendriturit? Duke parë situatën e sivjetshme parazgjedhore, e duke studiuar njëkohësisht historinë politike të vendit, ish-skenaristi i “Daily Show”, Elliott Kalan vëren se nuk ka asgjë që nuk ka ndodhur më parë.