Pragfesta në Gjirokastër / Atmosfera e vakët, edhe vizitorët janë të paktë në Pazar
16/12/2020 12:23

Në Gjirokastër, e vetmja atmosferë që lidhet me festat është dekori i fundvitit. Përtej kësaj, bizneset janë më të stepura për të festuar e për të ofruar produkte. Furra 200-vjeçare e Premtos, më e njohura në pazarin e Gjirokastrës që tradicionalisht pjek bakllavatë dhe tavat e fundvitit, ende nuk e ka filluar këtë funksion festiv, madje as porositë nuk kanë qenë aktive gjatë dhjetorit. “Këtë vit, atmosfera ndihet shumë e vakët, shumë e ftohtë, qoftë për pjekjet. Unë vjet në këtë kohë kisha filluar me bakllavatë dhe fillonin porositë që në datën 1, kësaj radhe as porosi dhe as pjekje. Deri tani asgjë. Ne thjesht e mbajmë hapur, sepse na vjen keq e për festa, furra duhet të jetë e hapur”. Vizitorët janë të paktë në pazar, megjithatë ata shprehin interes për të vizituar çdo gjë lokale, që lidhet me traditën, madje edhe dhuratat synojnë të lidhen me atë çfarë prodhohet lokalisht. “Shportat e dhuratave për Vitin e Ri njerëzit kanë filluar ti bëjnë me prodhimet vendase. Çdo vit e më shumë ka vëmendje për produktet lokale për shkak edhe të situatës. Sigurisht që ka një zbehje por ne po mundohemi ta nxisim shpirtin e festës, bëjmë zbukurime, shporta, edhe pazari duke qenë se është zbukuruar njerëzit vijnë edhe për foto.” Përgjatë situatës së ngarkuar me infektime përgjatë muajit nëntor, Gjirokastra pësoi një rënie të numrit të të infektuarve në fillim të dhjetorit. Njerëzit priren që të shëtisin në grupe të vogla dhe tashmë i drejtohen pazarit më shumë për t’u fotografuar me dekorin e fundvitit sesa për tu ndalur në bare e restorante. Një pjesë e bizneseve janë përpjekur të gjejnë zgjidhje kreative për të ofruar shërbim tani në mjediset e jashtme e pavarësisht ditëve të ftohta, kjo është preferuar nga qytetarët.

Top News- Protestojnë fermerët e shalqinit në Fier, ankohen për çmimin: Po shesim nën kosto
02/07 20:38
Top News – Ndryshime tek Ministria e Shëndetësisë. Ina Majko emërohet zv/ministre, zëvendëson Hykën
02/07 20:37
Top Channel/ Tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, i arrestuari shok i Aleksandër Sadikaj
02/07 20:11
Top Channel/ Vihet nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit! Tymi toksik mbuloi zonën
02/07 19:54
Top Channel/ Dy viktima nga aksidentet! Humbin jetën një grua dhe një sllovak
02/07 19:52
Top Channel/ Ambasadori shqiptar në Londër sqaron shifrat: Ku mashtron Farage!
02/07 19:49
Top Channel/ Zhduket i moshuari në Malësi të Madhe, familjarët vendosin 50 mijë euro shpërblim
02/07 19:36
Top News- Dy viktima e katër të plagosur, përgjaken rrugët e vendit! Humb jetën dhe një turist
02/07 19:24
Top News – Rafting në lumin e Vjosës nga të apasionuarit e sporteve të ujit
02/07 19:14
Top Channel/ Shoku i Aleksandër Sadikajt tenton t’i shpëtojë policisë, me armë në makinë
02/07 18:55
Top Channel/ “Babai u afrua…”, shkrimi Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk doja…
02/07 18:54
Top News- Babai abuzoi seksualisht me të bijën/ Reagon Avokati i Popullit: Të hetohen institucionet
02/07 17:03
Top News – NATO ngre F16-at, alarm i kuq / Rusia, sulme me rreze të gjatë veprimi gjatë natës
02/07 15:59
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top Channel/ Zjarri në landfill vijon nga dje. Tymi toksik mbulon Elbasanin dhe fshatrat përreth
02/07 15:18
Top Channel/ Agjencia digjitale, aplikacioni ku mund të denoncohen shkeljet e policëve
02/07 15:17
Top Channel/ Merret peng e dhunohet fotografi, pas sherrit banal në rrugë
02/07 15:16
Top Channel/ Krimi për mln lekë, rikthehet dosja e vjetër. Një grua e përfshirë
02/07 15:14
Top News- ‘Nuk nxisni fermerët të bashkohen’/ Kryeministri Edi Rama kritikon kryetarët e bashkive
02/07 15:13
Top News- ‘Subvencionet nuk na çojnë larg’/Thirrja e Ramës për fermerët: Merrni kredi, shteti garant
02/07 15:11