Donald Tusk shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës, pasi rezultate paraprake i dhanë partisë së tij Platforma Qytetare një kryesim të qartë. Partia e kryeministrit, sipas tyre, ka fituar gati 10% të votave më shumë se rivalja konservatore, Partia Ligj dhe Drejtesi. Lideri i opozites Jarosllav Kazinski e pranoi humbjen.