Qindra persona kanë dalë në protesta kundër policisë në Los Angeles, pas një incidenti ku një efektiv, i cili nuk ishte në detyrë, shkrepi gjatë një konflikti me disa adoleshentë. Pamjet e ngjarjes janë bërë virale përmes rrjeteve sociale dhe kjo ka shtyrë familjarë të adoleshentëve, por edhe persona të tjerë të dalin në protestë.