Piramida/ Rama dhe Veliaj inspektojnë punimet në krah të Yuri Kim: Mundësi fantastike për të rinjtë
04/02/2021 11:55

Brenda vitit 2023, Piramida e Tiranës do të shndërrohet në qendrën më të madhe teknologjike në rajon. Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, inspektuan sot punimet e nisura për zbatimin e projektit të rijetëzimit të Piramidës, një projekt fantastik transformimi arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV. “Besoj shumë fort se kemi një mundësi të artë që Tirana, nëpërmjet këtij kampusi, të krijojë fizionominë e një epiqendre digjitale në Ballkan. Në fillim të tranzicionit, vitet ’90-2000, ishim vendi i call center-ave, por kemi gjithë potencialin të shkojmë një nivel më lart, të jemi vendi i data-center, i hapësirave ku të rinjtë e talentuar mund të paguhen më shumë dhe të fitojnë aftësi në robotikë, megatronikë, animacion, realitet virtual, kodim”, tha Veliaj. Ai bëri të ditur se Piramida do të ketë 18 salla, ku të rinjtë mund të studiojnë IT, robotikë, dizajn, si dhe 14 klasa në natyrë. “Duam ta kthejmë në një ekosistem digjital, në një hapësirë ku të bëjmë jo thjesht mësim, por të kemi edhe start-upe; pra, një eko sistem ku mësojmë të rinjtë se si të krijojnë biznesin e tyre. Por, është një mundësi që kompani të teknologjisë të zënë hapësira këtu, për të pasur mundësi të testojnë produktet, ose të kenë kapacitete për të ftuar disa nga të rinjtë të bëjnë praktikat”, shtoi Veliaj. Kryebashkiaku tha se Piramida do të mikpresë 3 mijë të rinj, që do të studiojnë gjuhën e kodimit. Ai zbuloi edhe bisedën e parë që kishte zhvilluar me kryeministrin Rama, kur mori detyrën në krye të Bashkisë së Tiranës. “Para 6 vitesh, në ditën time të parë në Bashki, në një bisedë që pata me kryeministrin e pyeta: Edi, cila është një nga ato gjërat që të ka ngelur peng, pa u bërë në 11 vitet e zhvillimit të Tiranës? Fjala e parë ishte Piramida. Por, Piramida nuk ka qenë vetëm peng i Edit, ka qenë peng i kujtdo që është rritur në këtë qytet, i kujtdo që ka rrëshqitur në Piramidë, i kujtdo që ka qenë pjesë e qytetit tonë dhe është rritur me Tiranën. Më në fund, pas disa vitesh, projektime, konceptime, gjetje fondesh, arritëm në këtë përfundim”, tha Veliaj.

Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00
Top Channel/ Pas shpërthimit në pallatin e Elbasanit, bashkia merr përsipër strehimin e banorëve
06/11 15:56
Top Channel/ Bypassi, Tirana pa trafik. Aksi 21 km lidh dy autostradat, Rama: Çliron kryeqytetin
06/11 15:53
Top Channel/ Ardit Gjebrea, 2 orë në SPAK. Pyetet nga Ols Dado për një pjesë të dosjes Veliaj
06/11 15:46
Top Channel/ Gjyqtarët: Ndal sulmit nga politika. Raporti i KE, magjistratët duan zgjidhje për pagat
06/11 15:44
Top Channel/ Berisha thërret protestën e tretë. PD kërkon bashkimin e opozitës për zgjedhjet vendore
06/11 15:40
Top News- Magjistratët reagojnë pas raportit të KE: Zbatoni rekomandimet, ndalni presionet ndaj nesh
06/11 15:38
Top News – Veliaj mesazh me AI: Edhe në Hënë të më internoj do vazhdoj të punoj për Tiranën
06/11 15:33
Top Channel/ Rama hap dialogun online: Komunikim me qytetarët, urë e hapur 24 orë
06/11 15:33
Top Channel/ Bizneset gjermane kundër taksave: Paketa fiskale 2027 kërkon konsultime
06/11 15:18