Zgjerimi i eksporteve të peshkimi me katër fishim në pesë vite ka rritur edhe punësimin në këtë sektor. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se numri e të punësuarve në industrinë e peshkimit kaloi nga 2 200 persona që ishin në 2013, në rreth 8 200 persona në 2018. Rritja ka qenë e ndjeshme, veçanërisht vitet e fundit ku po shtohen fabrikat e përpunimit të peshkut për eksportet.