Pamje të rënda janë filmuar përgjatë autostradës në Victorville të Kalifornisë në SHBA, ku një person është tërhequr zvarrë nga një makinë tip Honda për disa kilometra pasi ishte përpjekur të rimerrte qenushin e tij. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur javën e kaluar dhe e gjithë skena është filmuar nga një 39-vjeçare, e cila ka njoftuar policinë dhe është vënë në ndjekje të tyre deri në momentin ku personi i varur në makinë është marrë me autoambulancë.