Përdorni “Signal”, jo “Whatsapp/ Thirrja e miliarderit Elon Musk, mbështetet edhe nga Eduard Snowden
13/01/2021 15:37

‘Përdorni Signal’- ishte një postim në Twitter i bërë nga shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk. Postimi i Mask në datën 7 janar shkaktoi shumë reagime. Pas tij të njëjtin mesazh e shpërndau edhe Edward Snowden. Kur u pyet pse e rekomandoi atë aplikacion, ish- punonjësi i Agjencisë Amerikane të Sigurisë u përgjigj duke thënë: “Unë e përdor atë çdo ditë dhe nuk kam vdekur akoma. Po çfarë është Signal? Për ata që nuk i ndjekin ose nuk kanë parë postimet e Musk dhe Snowden, Signal është një aplikacion i mesazheve të koduara. Kjo do të thotë që aplikacioni përdor një protokoll që siguron se askush përfshirë edhe vetë Signal nuk mund të ketë qasje në përmbajtjen e mesazheve. Që prej publikimit ai mban vendin e parë në App Store të Apple ashtu edhe në Google Play Store. Signal mund të shikohet si rival i Whatsapp. WhatsApp që është në pronësi të të Facebook ka afërsisht 2 miliard përdorues aktivë mujorë në të gjithë botën, ndërsa Signal ka rreth 14 milion. Është e vështirë t’i quash këto aplikacione me të vërtetë konkurrentë, pasi një aplikacion mesazhesh është po aq i fortë sa rrjeti i tij. Por ndërsa rrjeti i WhatsApp është nën kërcënim, Signal’s vazhdon të rritet. Javën e kaluar, shërbimi i mesazheve WhatsApp detyroi shumë përdorues të bien dakord për rregulla të reja të privatësisë për ndarjen e të dhënave personale me kompaninë Facebook. Përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin e aplikacionit nëse nuk i pranojnë kushtet. Në gjithë botën ka një rritje të shqetësimit për përdorimit e këtyre të dhënave nga ana e kompanisë që ka në pronësi Watsapp dhe që është facebook.

Top Channel/ SHBA presion Serbisë, paralajmërimi i DASH pas bisedës Vuçiç-Putin
28/09 23:12
Top Channel/ Rusët përgjuan policitë europiane, të dhënat i çoi Kompania amerikane me pronarë rusë
28/09 23:07
Top Channel/ Vdekja e Mazonakis shkund Greqinë, probleme në qindra klinika private
28/09 22:53
Top News- Greqi–Turqi, rikthehet tensioni: Egjeu në prag të një përplasjeje të re
28/09 22:10
Top Channel/ Lirohen pesë komplotistët, u arrestuan për sulm ndaj bazës amerikane në Angli
28/09 20:08
Top Channel/ “Jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i kërcënon të burgosurin palestinez
28/09 18:08
Top Channel/ Në prani të Papës, Macron i kërkon Europës t’i rezistojë nacionalizmit dhe urrejtjes
28/09 15:53
Top Channel/ Papa Leoni: Guxim për paqen. Europa të mos mbështetet te riarmatimi
28/09 15:53
Top Channel/ BE-ja përballë sulmeve hibride. Kallas: Protokoll urgjence për reagim të përbashkët
28/09 15:53
Top Channel/ Irani pas sulmit në bazën angleze.Burimi i Reuters: Lidhja me Teheranin, më e mundshmja
28/09 15:53
Top News – Bëni lëshime në emër të paqes! Papa Leoni kërkon fundin e luftës në Evropë
28/09 15:28
Top News – Me ‘Jet ski’ në rrugët e përmbytura / I gjithë vendi nën ujë, tetë viktima në Tajlandë
28/09 15:23
Top News – Ukraina rimerr territoret në Donetsk / Avancon në fushëbetejë, ‘frenon’ trupat e Putinit
28/09 14:57
Top News- Ukraina të kërkojë ndjesë! Zelenski zemëron Korenë e Jugut, zbuloi transferimin e robërve
28/09 13:51
Top News – Anija gjigante e SpaceX në orbitë / Starship ‘ndez motorin’, pasoja të jashtëzakonshme
28/09 13:51
Top News – Droni rus ‘shëtitje’ mbi Rumani / Ngrihen dy F16-a, ‘u zhduk pas 10 minutash ndjekje’
28/09 13:50
Top News – Inteligjenca Artificiale jashtë kontrollit/ Trump kundër Bill Gates: Nuk jam i shqetësuar
28/09 13:50
Top News – E djathta dhe e majta ekstreme ngrihen / Agjencitë gjermane të sigurisë përballë dilemave
28/09 12:46
Top News – Kryeqyteti po fundoset çdo vit, gjithçka nën ujë, mijëra njerëz në qendra evakuimi
28/09 11:57
Top News – I kërkoi Kinës të blejë armë amerikane / Xi Jinping i përgjigjet Trumpit me ‘panda’
28/09 11:53