Pengmarrja për 1 mln dollarë/ Pas 22 vitesh hetimi, gjykata pushon dosjen për zhdukjen e Koço Dados
09/01/2021 19:49

Rrëmbimi i biznesmenit të njohur Koço Dado në 8 qershor 1998, e gjithashtu një nga historitë më të bujshme kriminale ndër vite, e gjithashtu një dosje e hetuar , e pezulluar dhe e rihetuar mes institucioneve të ndryshme, mes institucioneve të ndryshme, tanimë është një histori dhe dosje e mbyllur përfundimisht. Ky është vendimi i gjykatës së Tiranës që deklaron pushimin e hetimeve me kerkesë të prokurorise së Tiranës, pasi ishte ish prokuroria e krimeve të rënda që ja delegoi hetimin e rrëmbimit të Koço Dados. Prokuroria vlerëson se kanë kaluar më tepër se 20 vite dhe ky qëndrim i prokurorisë mbështetet dhe nga gjykata e thotë gjithashtu se për shkak të kohës së konsiderueshme që ka kaluar dhe mungesës së provave, çështja është parashkruar. Grupet kriminale më të njohura të asaj kohe, protagonistët ë krimit në vend rezultojnë të skeduar, përgjuar dhe vëzhguar. Madje edhe kriminelë të njohur edhe në ditët e sotme. Biznesmenë të njohur dhe jo, dëshmitarë dhe të afërt që janë pyetur dhjetra herë. Por në përfundim drejtësia u dorëzua dhe nuk mundi të zbardhë rrëmbimin e Koço Dados dhe as autorësinë e atyre që hodhën eksploziv në banesën e tij gati katër muaj pasi 45 vjeçari ishte marrë peng. Një serial veprimesh hetimore të urdhëruara në kohë të ndryshme nga prokurorë të përgjithshëm dhe shefa kundër krimit të organizuar rezultuan të pafrytshme dhe në përfundim gjykata e shkallës së parë shpalli pushimin e dosjes që i kishte kaluar për kompetencë nga ish-krimet e rënda. As ekspertiza ndaj këtyre letrave që Top Channel i disponon , që u përgatiten nga rrëmbyesit për të udhëzuar familjen e tij se ku duhet t’i dorëzonin paratë. As tre kasetat ku ishte filmuar pengu nuk shërbyen për asgjë. Koço Dado u rrëmbye mbrëmjen e tetë qershorit në afërsi të ish ambasadës në rrugën Qemal Stafa, pasi kishte përfunduar mbledhjen e shoqatës së biznesmenëve shqiptare. Katër rrëmbyes u afruan me një mjet tip ford , njëri prej tyre i vendosi pistoletën personit që gjendej nën shoqërinë e Dados, duke i thënë ndal policia. Siç pohojnë dëshmitaret, fjala e fundit që mundi të thotë Koço Dado përpara se të merrej forcërisht ishte pyetja ‘Çkeni me mua?’. Ndërsa më pas pas njëri prej tyre i vendosi një kapuç në kokë dhe dy të tjerë e goditën derisa e futën në automjet .

Top Channel/ Me 2 kallashë e 1 armë terrorizojnë lagjen e dhunojnë burrin në Shkodër, pamje të rënda
12/11 16:13
Top Channel/ 35 vite Shoqata Tirana. “Nderi i Kombit” feston përvjetorin
12/11 15:44
Top Channel/ 250 vende të lira në ushtri. Fushata e rekrutimit mbërrin në Gjirokastër
12/11 15:42
Top Channel/ 17-vjeçari arrestohet për shpërthimin e tritolit në makinën e punonjëses së bashkisë
12/11 15:42
Top Channel/ Bllokohen lodra dhe ushqime. Dogana ndalon 156 mijë njësi ushqimesh dhe lodrash
12/11 15:40
Top News – Tjetërsoi pronat te Kadastra, pastaj u bë drejtor spitali, arrestohet Arben Voja në Fier
12/11 15:36
Top News- Bllokuan bulevardin dhe rrugët/ Policia gjobë administrative 26 protestuesve
12/11 15:31
Top News – Rama nga Dublini/ Samiti I Natos në Tiranë dhe protestat ne Shqipëri
12/11 15:28
Top Channel/ Rama: Udhëheq Shqipërinë në BE. Mohon marrëveshjen për Sazanin
12/11 15:09
Top News – Shisnin drogë në shkolla, arrestohen 2 persona në Laç, iu gjenden edhe armë
12/11 15:09
Top News – TVSH për profesionistët e lirë në Kushtetuese / Avokati flet për pasiguritë juridike
12/11 14:47
Top News – Dy plagosje me thikë në Fushë Krujë/ Një i arrestuar, dy vëllezër në kërkim
12/11 14:12
Top News – Ekzekutimi mafioz i shqiptarit në Belgjikë. Arrestohen 4 persona të dyshuar
12/11 14:12
Top News – “Politico” vë në pikëpyetje samitin e NATO-s, Nufi-Media ka keqinterpretuar deklaratën
12/11 13:42
Top News – ‘Nuk jam i frustruar’. Rama nga Dublini: Shqiptarët më kanë votëbesuar masivisht
12/11 13:37
Top News-Tritoli në makinën e zyrtares së Bashkisë/Elbasan, vihet në pranga bashkëpunëtori 17-vjeçar
12/11 13:30
Top Channel/ Zbardhet atentati me tritol, arrestohet një nga autorët e dyshuar, nis hetimi
12/11 12:38
Top Channel/ Korça po humbet popullsinë, bilanci më negativ në vend, 220 vdekje më shumë se lindje
12/11 12:29
Top News – ‘Keni ulur euron, mos rrisni edhe TVSH-në’. Turizmi kundërshton paketën fiskale
12/11 12:26
Top Channel/ Shqiptarët duan të mbajnë Tuzin, synojnë të ruajnë drejtimin e komunës në vendoret 2027
12/11 12:15