Pasiguri për kreditë/ Bankat tregtare shtrëngojnë kushtet
21/01/2021 12:34

Pandemia ka bërë që bankat tregtare të shtrëngojnë kushtet e kreditimit, pasi kanë perceptuar rrezik të shtuar lidhur me pasiguritë që ka shkaktuar kriza. Në vrojtimin e fundit të Bankës së Shqipërisë rezulton se termat e kreditimit janë vështirësuar ndjeshëm për kreditë e reja për të gjitha kategoritë e bizneseve. Sa i përket kërkesës për kredi, banka qendrore vlerëson se ka pësuar ulje në tremujorin e fundit të 2020-ës, veçanërisht për segmentin e biznesit të vogël e të mesëm si dhe te huatë e dhëna për financimin e investimeve. Vështirësitë financiare të bizneseve, rënia e besimit të tyre si dhe përdorimi i burimeve të brendshme të financimit evidentohen nga bankat si faktorët kryesorë që kanë sjellë në tkurrjen e kërkesës për kredi. Ndërsa ka pasur një kërkesë të shtuar nga ana e bizneseve të mëdha për kredi për likuiditet, e cilësuar edhe si një ndër shqetësimet kryesore të kohëve të fundit. Në kushte të tilla kur pasiguritë janë ende të larta, bankat e nivelit të dytë vlerësojnë se kërkesa për kredi nga bizneset do të jetë e ulët edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Ndryshe paraqitet situata për individët, pasi bankat janë treguar më tolerante duke lehtësuar kushtet e kreditimit gjatë, diçka që pritet të zgjasë edhe në pjesën e parë të vitit aktual. Në tremujorin e fundit të 2020-ës, kërkesa për hua nga individët është ulur, por bankat janë optimiste për vitin aktual pasi presin një përmirësim të këtij treguesi, veçanërisht në segmentin e kredisë konsumatore. Pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë vendosi të shtyjë deri më 31 mars 2021 afatin për masat që lehtësojnë ristrukturimin e kredive, një kërkesë kjo e bërë nga Shoqata e Bankave në fund të vitit të kaluar.

Top Channel/ UBT, bien regjistrimet e reja në agronomi. Rriten aplikimet për IT, arkitekturë e pyje
29/08 19:53
Top Channel/ Indianët në serat shqiptare, të rinjtë braktisin bujqësinë, zëvendësohen nga të huaj
29/08 19:51
Top News – Rriten lejet e ndërtimit, mbi 30 për qind më shumë krahasuar me 2025
29/08 12:22
Top News – Paratë jashtë bankave në nivele rekord. Shifrat e BSH, në korrik arritën në 5.6 mld euro
28/08 19:53
Top Channel/ Sigurim për prodhimin bujqësor, shteti subvencionon primin, ekspertët: Skema pozitive
28/08 19:52
Top Channel/ Më shumë leje, më pak vlerë, rriten 28%, por projektet bien 13.2%
28/08 19:50
Top News – Rritet pesha e fotovoltaikëve, 20 për qind e energjisë së prodhuar erdhi nga dielli
26/08 21:35
Top News – Rritja e çmimit të naftës, transporti publik paralajmëron reduktim të autobusëve
24/08 21:17
Top Channel/ Pijet shqiptare humbin tregun, prodhimi vendas bie 55%, importet dominojnë marketet
24/08 19:51
Top Channel/ Shqipëria 61 milionë euro nga BE, Karakaçi: Kapëm objektivat brenda 30 qershorit
21/08 19:47
Top News – Nafta rritet me 4 lekë. Shtrenjtohet sërish, arrin në 219 lekë për litër
19/08 18:35
Top Channel/ Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa
19/08 15:14
Top News – Ndryshon sërish çmimi i naftës/ Do të shitet në treg me 215 lekë për litër
13/08 21:34
Top Channel/ “Vapa” rriti inflacionin në 3,4%! Transporti shtrenjtohet 8% në vit
10/08 15:16
Top Channel/ Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta
09/08 12:30
Top Channel/ Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, akomodimi frenon huamarrjen
07/08 12:11
Top Channel/ Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit
05/08 15:11
Top News- Euro në pikiatë/ Prurjet nga turistët e zhvlerësojnë në nivele rekord
04/08 13:05
Top News – Zbuten kriteret për kredinë e butë, Qeveria rrit tavanin e të ardhurave dhe ofron garanci
03/08 18:47
Top Channel/ Sezoni turistik nuk mjafton, bie besimi në ekonomi. Ndërtimi, sektori më i goditur
03/08 12:16